leoni

“Nis Marshi i Paqes drejt Potoçarit, në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”

Në Bosnjë e Hercegovinë ka nisur të martën Marshi i përvitshëm i Paqes, në nder të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Mijëra pjesëmarrës, për tri ditë me radhë, do të përshkojnë rreth 110 kilometra nga fshati Nezuk, afër Tuzllës, drejt Qendrës Përkujtimore në Potoçar, ku më 11 korrik shënohet 30-vjetori i masakrës. Ky marsh simbolik ndjek rrugën e ndjekur nga mijëra boshnjakë që tentuan t’i shpëtonin forcave serbe në verën e vitit 1995. Aty do të bëhet edhe varrimi i mbetjeve mortore të shtatë viktimave të identifikuara gjatë vitit të kaluar. Masakra e Srebrenicës, në të cilën u vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë, është shpallur gjenocid nga drejtësia ndërkombëtare. Për këto krime janë dënuar mbi 50 persona me gjithsej rreth 780 vjet burgim. Marshi i Paqes organizohet që nga viti 2005 dhe mbetet një akt i fuqishëm kujtese dhe nderimi për viktimat e një prej kapitujve më të errët të historisë së fundit evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së dhe eprori i FSK-së, Naim Ymeri

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së dhe eprori i FSK-së, Naim Ymeri

Sot, më 8 korrik 2025, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare veterani i Ushtrisë Çlirimtare …