Nisi rregullimi i Qendrës së Trajtimit të Përkohshëm të qenve endacak dhe Tregut të Kafshëve

Një zotim më shumë i përmbushur, kështu fare lehtë mund të konstatohet për projektin e ri që nisi sot, për rregullimin e Qendrës së Trajtimit të Përkohshëm të qenve endacak dhe Tregut të Kafshëve në fshatin Muhoc të Ferizajt. Në nisje të punimeve për këtë projekt, mori pjesë i pari i Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami. Në anën tjetër, drejtori Bajrami tha se ky projekt si i tillë është unik në Kosovë dhe do të jet ndihmesë e madhe për tregtarët e kafshëve por edhe për të minimizuar shqetësimet sa i përket rreziqeve nga qentë endacak. Pra, Ferizaj me këtë projekt rregullon hapësirën për trajtimin e përkohshëm të qenve endacak si dhe mundëson kushtet infrastrukturore sipas standardeve më të larta për tregtimin e kafshëve, gjë që bën këtë projekt të veçantë, tash që po implementohet dhe një zotim të përmbushur të qeverisjes lokale të drejtuar nga Kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen …