JUNIKU PROMOVON VLERAT DHE BASHKËPUNIMIN PËRMES AKTIVITETIT “PROMOVIMI I DIALOGUT NDËR-KUMUNITAR

Komuna e Junikut ka realizuar aktivitetin në kuadër të promovimit të dialogut ndër-komunitar me përkrahje të Misionin të OSBE-së në Kosovë. Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e frymës së mirë të bashkëpunimit ndër-komunal, ngritjen e bashkëpunimit mes të rinjve dhe komuniteteve si dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Junikut. Të rinjtë të ndarë në dy grupe duke respektuar masat mbrojtëse shijuan atraksionet e Junikut përmes çiklizmit dhe ecjes. Vizita nga të rinjtë e tri komunave vije në përputhje me deklaratën e përbashkët ndër-komunale të mbështetur nga OSCE Mission in Kosovo që promovon dialogun dhe bashkëpunimin ndër-komunitar të nënshkruar nga kryetarët e komunave Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë, Istog dhe Junik.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …