Nën praninë e masave të forta
të sigurisë, sot në Shkup ka filluar seanca gjyqësore ndaj 29 pjesëtarëve të
Grupit të Kumanovës, të cilët u arrestuan pas luftimeve në Lagjen e Trimave në
Kumanovë me 9 dhe 10 maj të këtij viti. Pala mbrojtëse ka ngritur ankesa, duke
i konsideruar aktakuzat si të pabaza. Seanca e sotme u mbajt para dyerve të
mbyllura, ku nuk patën qasje as gazetarët. Edhe ambasadorit të Kosovës në
Shkup, Ylber Hysa, nuk iu lejua hyrja në Gjykatë.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Vendim paragjykues dhe pa bazë ligjore
Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar sërish kërkesat për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të …