Një tjetër projekt infrastrukturor po realizohet në qytetin e Klinës. Të hënën, kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugës “Osman Krasniqi”.
Kjo rrugë deri tash ka qenë në gjendje të keqe dhe me asfaltimin e saj krijohen lehtësi në lëvizjen e shumë qytetarëve, në veçanti të 15 familjeve në lagjen “Dukagjini” të qytetit.
Në ceremoninë e përurimit, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka uruar banorët për ketë projekt ndërsa qytetarët kanë falënderuar kreun e Klinës për përkujdesën e treguar në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm. Rruga është e gjatë rreth 400 metra.