NISMA për Kosovën, ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Kombëtar

NISMA për Kosovën, ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Kombëtar

NISMA për Kosovën, ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Kjo mbledhje kësaj radhe është mbajtur në Prizren. Të pranishëm në këtë mbledhje, ishin; kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, dhe gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën. Në këtë mbledhje është miratuar Rregullorja e Punës së Këshillit Kombëtar, po ashtu edhe formimi i Sekretariateve që do të funksionojnë në kuadër të Këshillit Kombëtar. Këshilli Kombëtar i NISMA për Kosovën në këtë mbledhje ka zgjedhur kryesinë e NISMA për Kosovën. Në mbledhjen e radhës të kryesisë do të zgjidhën edhe drejtuesit e sekretariateve përkatëse. Në këtë mbledhje, anëtarët e Këshillit Kombëtarë kanë diskutuar edhe për situatën aktuale politike në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Me 6 shkurt të vitit 1999 nga Aeroporti i Prishtinës, u nis  për në Rambuje të Francës, delegacioni i Kosovës

Me 6 shkurt të vitit 1999 nga Aeroporti i Prishtinës, u nis  për në Rambuje …