Vota

Dibranët votojnë sot për ta zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë

Mediet në Shqipëri bëjnë të ditur se sot, në orën 7.00, në Dibër me rrethinë, janë hapur të gjitha qendrat e votimit. Sipas të dhënave të dërguara nga KZAZ nr. 19, për procesin në Dibër janë akredituar 268 vëzhgues vendas dhe të huaj. Policia njofton se ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit dhe se ka marrë në ruajtje objektet zgjedhore. 181 efektive policie janë angazhuar në garantimin e rendit dhe votës së lirë.  Secili punonjës policie është njohur dhe ka firmosur për detyrat që ka në këtë fazë të procesit si dhe është pajisur me dokument identifikimi të veçantë të prodhuar në bashkëpunim me KQZ.“Marrja në ruajtje e këtyre objekteve fillon në momentin e mbërritjes së materialeve zgjedhore. Në Drejtorinë e Policisë Vendore Dibër është ngritur Grupi i drejtimit për menaxhimin e procesit zgjedhor përsa i përket detyrave të policisë në këtë proces. Në bashkinë Dibër janë 118 Qendra votimi , të gjitha të mbuluara me punonjës policie. Gjithashtu janë 15 Njësi Administrative, ku për çdo njësi administrative ka nga një përgjegjës grupi “, informon policia. Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të bashkisë Dibër erdhën pas vendimit të qeverisë për shkarkimin e ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili, për shkak të publikimit në media të disa pamjeve abuzive.

Kontrolloni gjithashtu

Raportimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në Komisionin për Siguri e Mbrojte, ka shkaktuar tensione

Raportimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në Komisionin për Siguri dhe Mbrojte, …