Nisma sinjalizon gatishmëri: Limaj i hapur për takime me të gjithë liderët politikë

Nisma sinjalizon gatishmëri: Limaj i hapur për takime me të gjithë liderët politikë

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbreshë Krasniqi, ka deklaruar se lideri i partisë së saj, Fatmir Limaj, është i gatshëm të takohet me cilindo prej liderëve politikë që shpreh interesim për dialog dhe bashkëpunim. Fatmir Limaj asnjëherë nuk është larguar nga përgjegjësia për t’u takuar me liderët e subjekteve politike. Jam e bindur që kushdo që e fton për të diskutuar, ai do të jetë i gatshëm të japë kontributin e tij, u shpreh Krasniqi. Ajo theksoi se Limaj ka vullnetin dhe përgatitjen për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit institucional, me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re. “Jam e bindur se ai është i gatshëm të japë kontributin e tij profesional dhe politik për ta konstituuar Kuvendin dhe për të krijuar Qeverinë e Kosovës,” shtoi deputetja e Nismës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …