Teksa skena politike në Kosovë vazhdon të dominohet nga diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ri, nga radhët e Nisma Socialdemokrate ka ardhur një propozim i drejtpërdrejtë për kreun e ardhshëm të shtetit. Si kandidat për president është propozuar kryetari i partisë, Fatmir Limaj, i cili sipas përfaqësuesve të kësaj force politike konsiderohet si një figurë që mund të sigurojë unitet politik dhe institucional. Propozimi u artikulua nga Vesel Krasniqi, i cili e cilësoi Limajn si një nga figurat më unifikuese të skenës politike në vend dhe një personalitet me peshë në jetën politike dhe historike të Kosovës. Ai theksoi gjithashtu rolin e Limajt gjatë luftës së viteve 1998–1999 si një ndër komandantët e njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes deklarimit të tij, Krasniqi u bëri thirrje partive politike që ta mbështesin këtë kandidaturë, duke e paraqitur atë si një alternativë që, sipas Nismës Socialdemokrate, mund të tejkalojë ndarjet politike dhe të sigurojë konsensus institucional për postin e presidentit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
