Nisma Socialdemokrate ruan bastionin në Malishevë – Ekrem Kastrati prin bindshëm me mbi 53% të votave

Në Komunën e Malishevës, sipas rezultateve preliminare nga 93.24% e vendvotimeve të numëruara, Nisma Socialdemokrate po prin me një epërsi të qartë, duke konfirmuar edhe njëherë se Malisheva mbetet bastion i kësaj partie. Kandidati i Nismës, Ekrem Kastrati, ka siguruar 53.05% të votave, që përkthehet në 10,189 vota, duke u pozicionuar dukshëm përpara rivalëve politikë. Pas tij renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Gëzim Krasniqi, me 18.97% të votave, apo 3,644 vota, ndërsa në vendin e tretë është Valon Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, me 15.72%, apo 3,019 vota të fituara. Rezultatet paraprake dëshmojnë një dominim të qëndrueshëm të Nismës në Malishevë, komunë që tradicionalisht ka qenë një ndër qendrat kryesore të mbështetjes për këtë subjekt politik.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …