Kryeqyteti i Kosovës aktualisht vazhdon të rangohet në listën e qyteteve më të ndotura në botë

Niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë vazhdon të mbetet në shkallë të njëjtë pavarësisht reshjeve të fundit të borës

Ajri nuk arrin të pastrohet pavarësisht reshjeve të borës së fundmi në kryeqytet. Niveli i ndotjes së ajrit vazhdon të mbetet në shkallë të njëjtë kohëve të fundit, pasi që tashme e disa ditë ajri në Prishtinë cilësohet “i pashëndetshëm”. Sipas matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në orën 09:00 ndotja e ajrit ka qenë 159 AQI. Në bazë të indeksit të cilësisë së ajrit, çdokush mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore, ndërsa anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte të rënda shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza i shkruan Ursula von der Leyen: BE-ja të heqë menjëherë masat ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka kërkuar zyrtarisht …