Njazi Gashi: Gjendja ekonomike sociale e pensionistëve të Kosovës është e mjerë

Duke folur për gjendjen ekonomike e sociale të pensionistëve të Kosovës,  ish-kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Njazi Gashi ka thënë se gjendja e kësaj kategorie të shoqërisë është e mjerë. Ai ka theksuar se gjendja është shumë e keqe, sidomos tani që po i afrohemi edhe sezonit dimëror, i cili ka shpenzimet e veta rutinore që janë nxemja, blerja e rrobave dhe gjëra tjera. Problemi më i madh është që nuk po merret askush me ta. “Ne lutemi që politikanët tanë të vetëdijesohen dhe të dinë që nuk shkon kështu, me inate shtëpia nuk mbahet por le t’i thërrasin ndërgjegjes dhe mendjes dhe të marrin situatën në duar bashkërisht, jo vetëm dikush të organizojnë zgjedhje të reja, të formojnë qeverinë dhe mos të na humbin kohë sepse përkundër të tjerët që mund të mbijetojnë diçka kjo janë kategoria më fragjile e shoqërisë tanë” ka porositur ish-kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Njazi Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Votat e Nismës nuk u shpërndahen partive tjera dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka sqaruar mënyrën e trajtimit të votave të …