Një batalion i Gardës Kombëtare të Ohajos niset për në Kosovë për rotacion 11-mujor në KFOR

Një batalion prej njëqind ushtarësh të Gardës Kombëtare të Ohajos janë nisur për në Kosovë për të filluar një rotacion 11-mujor në kuadër të forcave paqeruajtëse  të KFOR-it. Pjesëtarët e Batalionit 1 të Helikopterëve Sulmues të 183-të të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Ohajos do të mbështesin Operacionin ‘Guardian’ dhe do të kalojnë një periudhë trajnimi shtesë në Teksas për rreth 30 ditë përpara se të arrijnë në Kosovë. Njësia e batalionit, e njohur si Task Forca e Batalionit është përgatitur për këtë mision që nga tetori i vitit 2022 dhe ka kaluar 18 muaj në trajnim intensiv për të siguruar përgatitjen e plotë për këtë mobilizim. Ky rotacion përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së në mbështetje të stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova do t'i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri

Kosova me varësi të shtuar nga importi i energjisë – mbi 56 milionë euro vetëm gjatë prillit

 Prodhimi i brendshëm i energjisë në Kosovë ka rënë ndjeshëm gjatë muajit prill, duke detyruar …