Një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë, i prirë nga Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politiken e Jashtme, Mimi Kodheli por qëndron për vizitë në Kosovën Lindore. Delegacioni nga Shqipëria është pritur në takim nga kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Delegacioni është njoftuar me të gjitha problemet qe po përballen qytetarët e Luginës së Preshevës dhe u dakorduan që Fondi Kombëtar i Solidaritet të themelohet sa më shpejt për realizimin e projekteve që do të aplikoj Komuna e Preshevës në këtë fond. Delegacioni shqiptar ka vizituar shkollat fillore të qytetit dhe ambientet e Emergjencës në Shtëpinë e Shëndetit dhe Maternitetit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
