Një delegacion nga MFSK-ja bënë homazhe tek varri i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari

Një delegacion nga MFSK-ja bënë homazhe tek varri i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari

Me rastin e manifestimit të Ditës së Forcës, ditës së  shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, në nderim  të   rezistencës heroike dhe sakrificës së pa shoq  të familjes Jashari,  dhe të gjithë të rënëve për liri, sot zëvendësministri i FSK-së Burim Ramadani, zëvendësministri Agim Çeku, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, Sekretari i Përgjithshëm Shkelzen Syla,  të shoqëruar nga gjeneralë, oficerë madhorë të FSK-së, zyrtarë të lartë të ministrisë, bënë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari në kompleksin memorial në Prekaz.  Pas homazheve delegacioni i lartë i MFSK-së dhe FSK-së bënë vizitë në familjen Jashari, ku u pritën nga kryefamiljari Rifat Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …