Një i shëruar dhe asnjë rast i ri me covid sot në Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kështu është konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës është 6 raste. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është si vijon: deri më tani janë regjistruar 247 raste të prekur me virusin korona, prej tyre 218 janë shëruar, 23 persona kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 6 persona.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi sot në Viti është …