Filloi ndërtimi i trotuarit në fshatin Shkozë të Malishevës

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në vendbanimet e Komunës së Malishevës, sot në fshatin Shkozë, ka filluar ndërtimi i trotuarit me gjatësi 500 metra, nga hyrja e fshatit në drejtim të shkollës. Në fillimin e punimeve ishin të pranishëm, drejtori i urbanizmit në Malishevës, Ahmet Morina dhe shefi i njësisë së prokurimit komunal, Nuhi Shala, të cilët janë takuar edhe me banor të këtij fshati. Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur se ndërtimi i këtij trotuari, është pjesë e projekteve kapitale dhe i planifikimeve komunale për këtë vit, ndërsa trotuari, i cili ka qenë edhe kërkesë e fshatit, fillon nga hyrja në fshat dhe shkon në drejtim të shkollës. “Krahas dhjetë rruginave që jemi duke i rregulluar në Shkozë, sot ka filluar edhe realizimi i projektit të radhës, të trotuarit, dhe gradualisht jemi duke i përmbushur kërkesat dhe nevojat e banorëve të Shkozës, sikur edhe në të gjitha vendbanimet tjera”, tha drejtori Morina, i cili edhe i uroi banorët për projektin e trotuarit që po realizohet në këtë fshat.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …