leoni

Avokati i kryetarit OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, thotë se kanë pushuar arsyet për ta mbajtur atë në paraburgim

Gucati: Mënyra se si policia e EULEX-it ka hyrë në zyrat e OVL-UÇK-së ka qenë e panevojshme, do të isha dorëzuar vet

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është paraqitur në seancën e parë ndaj tij në Gjykatën Speciale në Hagë. Në momentin kur Gucati u pyet nga gjykatësi  Nicolas Guilloi e ka pyetur se a ka qenë i informuar rreth arrestimit të tij, ai ka thënë se nuk e ka ditur deri në momentin kur Policia e EULEX-it ka hyrë në objektin e OVL së UÇK-së. Madje Gucati i tha gjykatësit se mënyra se si kjo polici ka hyrë në zyrat e organiztës ka qenë e panevojshme dhe se ai do të mund të ishte dorëzuar vet. Kurse avokati i kryetarit të OVL-UÇK, Hysni Gucatit, para seancës ka kërkuar që fotografja e seancës mos ta fotografojë atë afër me oficerin e sigurisë në sallë. Kjo kërkesë është miratuar nga gjyqtari i këtij institucioni. “Është një praktikë e zakonshme që në një seancë gjyqi. Kur një i dyshuar që është në paraburgim është i shoqëruar me oficerë të sigurimit”, ka thënë gjyqtari. Megjithatë, ai ka urdhëruar fotografen që ta bën fotografinë pa e kapur policin apo ndryshe oficerin e sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

PSD-ja, ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës të Qeverisë së Kosovës

PSD-ja, ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës të Qeverisë së Kosovës

Partia Social Demokrate e Kosovës, dje ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë. …