COVID

Një i vdekur, 137 raste të reja dhe 49 të shëruar nga virusi korona

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 869 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 137 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit një person ka vdekur si pasojë e infektimit me virusin korona dhe 49 të tjerë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14 mijë e 666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 572.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Themelore në Prishtinë autorizon Policinë e Kosovës lidhur me rinumërimin e votave në Obiliq

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se po ndjek …