Njoftim nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit

Duke u mbështetur në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 28.08.2021, mbi masat e përgjithshme dhe të veçanta të rekomanduara nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike, me qëllim të kontrollimit, parandalimit dhe luftimit të COVID-19, si dhe në koordinim me Shtabin e Posaçëm Emergjent për parandalimin e infeksionit me COVID-19 në Komunën e Rahovecit, i themeluar me datën 14.03.2020, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport nxjerr këtë:

N J O F T I M

Në bazë të vendimit të Qeverisë të datës 28.08.2021, sipas pikës K nr.50 e cila parasheh se: “Bibliotekat, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucione tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo komunave”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit, ju njofton se Biblioteka Komunale “Sulejman Krasniqi” me nëndegët e saj në Krushë të Madhe, Ratkoc dhe Hoqë të Madhe, do të pezullojë aktivitetin e saj për lexues deri më datën 13.09.2021. Këto masa do të vlejnë deri në një vendim të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …