Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, do të vazhdojë të mbështesë sektorin e blegtorisë , përmes pagesave direkte për qumësht, për therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, zogjtë për majmëri (brojlerët) dhe për akuakulturë, ashtu siç parashihet me Programin e Pagesave Direkte për vitin 2025.
Përkrahja jepet për këto kultura dhe aktivitete bujqësore:
Pagesa Direkte për qumësht
Pagesa Direkte për therjet e raportuara të gjedhit
Pagesa Direkte për viçat për majmëri
Pagesa Direkte për zogj për majmëri (brojlerët)
Pagesa Direkte për akuakulturë
Afati i aplikimit:
Aplikimi fillon më 19.01.2026 dhe përfundon më 18.02.2026, deri në ora 16:00.
Kriteret e aplikimit:
Kriteret që duhet të plotësojnë aplikuesit gjenden në uebfaqen zyrtare të MBPZhR-së dhe AZHB-së: