Epopeja e UÇK-së shënohet me homazhe dhe “Natën e Zjarreve”, OVL-UÇK publikon agjendën e aktiviteteve

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka publikuar agjendën e aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së, duke ftuar familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtarët dhe qytetarët që të marrin pjesë në ceremonitë përkujtimore. Sipas njoftimit të OVL-UÇK-së, aktivitetet do të zhvillohen më 6 dhe 7 mars, me homazhe dhe aktivitete simbolike në nderim të sakrificës së dëshmorëve dhe luftës për liri. Më 6 mars, në ora 09:30, do të mbahen homazhe te Kompleksi Memorial në Prekaz, ndërsa në ora 10:00 homazhe do të zhvillohen edhe te Kompleksi Memorial në Marinë. Në të njëjtën kohë, homazhe do të organizohen nga strukturat e dala nga lufta e UÇK-së në të gjitha komplekset memoriale në vend, në nderim të dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës. Ndërkaq, më 7 mars, në ora 18:00, do të mbahet aktiviteti tradicional “Nata e Zjarreve”, ku do të ndizën zjarre simbolike në shtatë ish-zonat operative të UÇK-së. Ky aktivitet simbolizon qëndresën, sakrificën dhe përkujtimin e luftës çlirimtare. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në këto aktivitete për të nderuar dëshmorët dhe për të përkujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …