Me dhembje të thellë njoftojmë familjarët, bashkëluftëtarët, bashkëveprimtarët, shokët, miqtë dhe gjithë qytetarët se do të zhvillohen ceremonitë mortore për të ndjerin Ilmi Ramadani – veprimtar i çështjes kombëtare, ish-i burgosur politik, veteran i Lëvizjes dhe i Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Programi i ceremonisë do të jetë si vijon:
-
Ora 15:00 – Homazhe në hollin e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ku të gjithë të afërmit, miqtë dhe qytetarët do të kenë mundësinë t’i bëjnë nderimet e fundit.
-
Ora 16:00 – Mbledhja komemorative në po të njëjtin ambient, ku do të kujtohet jeta dhe veprimtaria e Ilmi Ramadanit.
-
Ora 17:00 – Nisja e kortezhit mortor drejt Kodrës së Dëshmorëve, për t’u bërë varrimi në varrezat e Veteranëve të UÇK-së, në Gjilan.
Familja Ramadani, shokët e idealit dhe bashkëveprimtarët ftojnë të gjithë ata që duan t’i japin lamtumirën e fundit njërit prej bijve më të përkushtuar të lirisë së Kosovës, të marrin pjesë në këto ceremonia përkujtimore dhe varrimin e tij.
Lavdi jetës dhe veprës së Ilmi Ramadanit!