Njoftim me rëndësi nga QKMF për të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës  

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë, njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, të cilët kanë nevojë për shërbime shëndetësore, se kur të bëjnë vizita shëndetësore, me vete duhet të kenë edhe dokumente të identifikimit. Të rriturit duhet të kenë letërnjoftimin, ndërsa të miturit duhet të kenë certifikatën e lindjes. Dokumentet janë të obligueshme, për shkak të krijimit të të dhënave për pacientë, përkatësisht të Sistemit të Informimit Shëndetësor (SISH).

Kontrolloni gjithashtu

Publikohet agjenda e takimeve në fshatra dhe lagje të bashkësive lokale të kryetarit Lushtaku

Komuna e Skënderajt, ka publikuar agjendën e takimeve të kryetarit Sami Lushtaku në fshatra dhe …