leoni

Sot takohet kryetarët e komunave për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë dhe lirimin e masave

Njohësit e fushës së sigurisë kanë tërhequr vërejtjen se gjendja në pjesën veriore të Kosovës nuk është stabile

Njohësit e fushës së sigurisë kanë tërhequr vërejtjen se gjendja në pjesën veriore të Kosovës nuk është stabile prandaj në këtë pjesë të vendit duhet të shtohet numri i kontrolleve. Duke folur për gjendjen në të pjesë të vendit, ish komandanti i  Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ka thënë se siguria në veri nuk është stabile dhe ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe mos t’i gënjejmë qytetarët sepse ne atje kemi shumë pak kontrolle, shumë pak mundësi me intervenua sepse nuk kemi investua sa duhet. “Një prej fushave të sigurta dhe të rëndësishme që Kosova do ta ketë me forcimin e ushtrisë është edhe prurja e investimeve të huaja këtu në Kosovë, sepse ata nëse nuk e shohin një siguri stabile brenda Kosovës as investimet e huaja nuk vinë në Kosovë. Gjithmonë kam rekomanduar që Qeveria e Kosovës do duhej ta ketë prioritet sigurinë dhe mbrojtjen sepse pa siguri dhe mbrojtje nuk ka as siguri, as shëndetësi dhe arsim. Mënyra më e mirë që qytetarët të jenë të sigurt dhe institucionet të ndihen të kompletuara, është investimi në armatime, ka theksuar në mes tjerash ish komandanti i  Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …