NLB BANKË FURNIZON SHKOLLAT E JUNIKUT ME PRINTER

Shkollat e komunës së Junikut si, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Edmond Hoxha” dhe Gjimnazi “Kuvendi i Junikut”, përmes donacionit nga NLB Bankë janë furnizuar me printer me përformanca të ndryshme. Donacioni nga NLB Bankë ka për qëllim avancimin e kushteve për zhvillimin e procesit mësimor dhe stimulimin e rritjes së përformancës së mirë në shkolla.

Komuna e Junikut falënderon donatorët për bashkëpunim dhe përkrahje në fusha me ndikim direkt në punën, jetën dhe zhvillimin e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Një pritje e jashtëzakonshme,iu bë Kryetarit Sokol Haliti, nga bashkatdhetarët tanë në Saint-Julien-en-Genevois

Një pritje e jashtëzakonshme, plot ngrohtësi dhe respekt iu bë Kryetarit të Komunës së Vitisë, …