Njoftim për qytetarët e komunës së Ferizajt

Ju njoftojmë se më datë 20.04.2021 (E Martë) do të bëhet ndryshimi i rregullimit teknik të komunikacionit, konkretisht rruga urbane “Njazi Bajraktari” dhe rruga urbane “Bekim Osmani” do të jenë rrugë ku trafiku do të zhvillohet në një drejtim.

  1. Hyrja në rrugën urbane “Njazi Bajraktari” do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës urbane “Zenel Hajdini”, ndërsa dalja do të bëhet në rrugën urbane “Naim Beka”.

  2. Hyrja në rrugën urbane “Bekim Osmani” do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës urbane “Naim Beka”, ndërsa dalja do të bëhet në rrugën urbane “Zenel Hajdini”.

Me këto ndryshime jemi të mendimit se do të krijohet në ambient më i sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, meqenëse rrugët janë shumë të ngushta dhe nuk plotësojnë kriteret për zhvillimin normal të trafikut në dy drejtime, gjithashtu vlen të potencohet se në rrugën urbane “Njazi Bajraktari” mungojnë edhe trotuaret për lëvizjen e këmbësorëve, kurse rruga urbane “Bekim Osmani” ka pjesërisht të rregulluar trotuarin. Kërkojmë nga ana e qytetarëve që të kenë mirëkuptim dhe t’i respektojnë shenjat e komunikacionit, kurse nga Stacioni Policor në Ferizajt kërkojmë që në ditët në vijim, në intervale kohore të ndryshme, me një intensitet më të shtuar të policëve të kryejnë mbarëvajtjen dhe sigurinë në komunikacion.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …