Nuk dihet data e takimit të radhës Mustafa-Vuçiq

Kryeministri, Isa Mustafa, ende
nuk ka qartësuar nëse gjatë këtij muaji do të ketë takim në nivel
kryeministrash në Bruksel. Valon Murtezaj, këshilltar për Punë të Jashtme në
Zyrën e Kryeministrit, ka pohuar se ende nuk dihet data e takimit të radhës në
Bruksel. Sipas tij, kryeministri Mustafa ka qenë shumë i përqendruar në
procesin e liberalizimit të vizave. Përndryshe, pala e Kosovës dhe ajo e Serbisë
nuk janë takuar në Bruksel që nga viti i kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami sfidon Albin Kurtin: Në vend që të akuzojë opozitën për Radoiçiqin, le të tregojë si e la të ikte

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kundërshtuar ashpër akuzat e kryeministrit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes, …