Eduard Kukan

Nuk ka dokument të Bashkimit Evropian që i kërkon Serbisë duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kryesuesi i delegacionit, BE- Serbi nga  Komiteti për Stabilizim Asociim i Parlamentit Europian,  Eduard Kukan, është cituar të ketë deklaruar se nuk ka dokument të Bashkimit Europian që insiston se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Dialogu i Beogradit me Prishtinën për ne është shumë i rëndësishëm, ka nënvizuar Kukan duke lënë të kuptohet se ky dialog nuk është mes Kosovës e Serbisë, por mes dy kryeqyteteve.  Në Parlamentin Europian këtë dialog ne e kemi kuptuar shumë seriozisht, sepse çdo gjë varet nga ajo se si marrëveshjet e arritura të realizohen,   Me vlerësimin se dialogu aktualisht nuk po zhvillohet, Kukan ka konstatuar se ka presione të drejtpërdrejta e të tërthorta që bisedimet mes Beogradit e Prishtinës të vazhdojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …