AKS

Nuk mund të vazhdojnë bisedimet në Bruksel pa u marrë vesh për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe

Edhe pse ishte paralajmëruar, mbrëmë në Bruksel nuk pati takim trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, pavarësisht si kishte premtuar  ndërmjetësuesi i BE-së në këtë proces Miroslav Lajçak, bëri të ditur Dojçe Vele. Në mbrëmjen e së martës kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan takime dypalëshe me zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe nuk u dha ndonjë shpjegim se pse nuk u zhvillua takimi trepalësh. Ajo që u bë e ditur në takimet e ndara që Miroslav Lajçaku zhvilloi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq ishin temat e diskutuara. Çështja e të pagjeturve, ajo e targave për vetura dhe çështja e energjisë. I ngarkuari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, shkroi në Twitter se “bisedimet e së martës kanë qenë intensive për një sërë temash konkrete”, por hollësi lidhur me to nuk ka dhënë. Kurse kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha pas takimit për mediat serbe se pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ai nuk e sheh ndonjë mundësi se si do të vazhdohet më tej me dialogun në Bruksel. (DW)

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …