Numri i viktimave të tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë është më shumë se 8 mijë të mbytur nga rrënojat

Numri i viktimave të tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë është më shumë se 8 mijë të mbytur nga rrënojat

Numri i viktimave të tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë është më shumë se 8 mijë persona. Bilanci i ri është hartuar në bazë të informacionit të shpërndarë nga burime zyrtare dhe mjekësore. Të vdekurit janë aktualisht 8,900, nga të cilët 2,400 në veri të Sirisë. Në të dyja vendet ka ende shumë njerëz të bllokuar nën rrënojat e mijëra ndërtesave që ranë për shkak të fuqisë 7.9 ballë  të tërmetit. Në Turqi, rreth 3,000 ndërtesa janë shembur në shtatë provinca të ndryshme, duke prekur kryesisht qytetet Adana, Gaziantep, Sanliurfa, Dijarbakir, Iskenderun dhe Adijaman. Në Siri, vendet arkeologjike janë dëmtuar dhe në veçanti mbetjet e Halepit një vend i trashëgimisë së UNESCO-s që nga viti 2018. Punonjësit e urgjencës punuan gjatë një nate tjetër të ftohtë, në një garë të dëshpëruar kundër orës për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pasi mijëra ndërtesa u shembën

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …