Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi: Në rast të ndonjë sulmi eventual të Serbisë apo çfarëdo force, Kosova e ka zotimin e autoriteteve të NATO-s

Eksperti i sigurisë dhe ish eprori i UÇK-së, Nuredin Ibishi ka deklaruar për mediet  se në rast të ndonjë sulmi eventual. jo vetëm të Serbisë por çfarëdo force,  Kosova e ka zotimin e autoriteteve të NATO-s që do të reagojnë menjëherë për mbrojtjen e vendit. Tutje, ai tha se për sigurinë e vendit kujdesen edhe Policia dhe FSK-ja. “Nëse flasim për mbrojtjen nga rreziqet e jashtme edhe në rast të një sulmi eventual jo vetëm të Serbisë por çfarëdo force qoftë na e kemi KFOR-in me mision të rezolutës 1244 dhe zotimin e autoriteteve të NATO-s që do të reagojnë menjëherë për mbrojtjen e Kosovës”. “Ndërsa për sigurinë e vendit ne e kemi edhe Policinë edhe FSK dhe forcat tjera të sektorit të sigurisë të cilat në çdo herë të gatshme për mbrojtjen nga rreziqet e brendshme” “Kjo nuk shkëputet mundësia që në ndonjë rast eventual që do të marrin detyra shtesë edhe për mbrojtjen nga një rrezik edhe nga jashtë. Detyrë themelore është e KFOR-it dhe NATO-s”.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha në garë për Prishtinën: Premton siguri për fëmijët, zgjidhje të shpejtë për mbeturinat dhe “tunel nëntokësor” për trafik

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpalosur arsyet e kandidimit dhe …