Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës “Shaban Jashari” në qytetin e Skenderajt, kanë organizuar sot një aktivitet humanitar

Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës “Shaban Jashari” në qytetin e Skenderajt, kanë organizuar sot një aktivitet humanitar, duke bërë shitjen e ëmbëlsirave, me qëllim që mjetet e grumbulluara financiare, t’u dedikohen familjeve të dy bashkëmoshatarëve të tyre, të cilat jetojnë në kushte jo të mira ekonomike. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kanë bërë blerjen e disa ëmbëlsirave, ndërsa është shprehur i lumtur me aktivitetin që kanë ndërmarrë këta nxënës.

May be an image of 5 people

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim miqësor Vilson Gegën, e falënderoj për kontributin ndaj zjarrfikësve

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim të përzemërt …