OAK përkrahë eksportin e produkteve të Kosovës

OAK përkrahë eksportin e produkteve të Kosovës

 Mundësitë për të bashkëpunuar me bizneset Finlandeze dhe eksporti i produkteve të Kosovës në tregjet e jashtme ishin temat kyçe që u diskutuan në seminarin e organizuar nga Ambasada e Finlandës në bashkëpunim me OAK-në. Me qëllim të lidhjes së bizneseve të Finlandës dhe Kosovës në këtë takim përveç Ambasadores Finlandeze në Kosovë Pia Stjernvall dhe përfaqësuesve të Odave të Kosovës, të pranishme ishin edhe biznese të përzgjedhura nga Finlanda dhe Kosova të fushës së:

–        ICT;

–        Cleantech;

–        Agrobiznesi;

–        Pylltaria dhe druri.

Bizneset e përzgjedhura nga Oda e Afarizmit të Kosovës u shprehën të kënaqur me këtë organizim, pasiqë u mundësua krijimi i kanaleve të reja të komunikimit e që nënkupton edhe lindjen e mundësive të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ky organizim u konsiderua si një mundësi shumë e mirë edhe për kompanitë finlandeze për të zgjeruar aktivitetet e tyre në Ballkan dhe anasjelltas.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …