OBSH: Ekziston një vijë e hollë midis shpresës për një vaksinë dhe idesë së rreme të sigurisë

OBSH: Ekziston një vijë e hollë midis shpresës për një vaksinë kundër virusit korona dhe idesë së rreme të sigurisë

Shumica e vendeve në Europë janë ende të pambrojtura ndaj pandemisë së Covid-19, edhe pse vaksinat ofrojnë shpresë, paralajmëroi kreu i Zyrës Europiane të OBSH-së, Hans Kluge. “Ndërsa ngarkesa e rasteve dhe numri i vdekjeve ka rënë në javët e fundit, shifrat janë shumë të larta”, tha ai. “Ekziston një vijë e hollë midis shpresës për një vaksinë dhe idesë së rreme të sigurisë”, theksoi zyrtari i OBSH-së. Kluge shhtoi se vendet duhet të realizojnë një vëzhgim të shpejtë të shpërthimeve dhe përhapjes në komunitet të varianteve të viruseve që janë më të transmetueshme, duke iu referuar varianteve të zbuluara fillimisht në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …