Oda e Avokatëve të Kosovës, ka ngritur shqetësim serioz lidhur me zbulimin e pajisjeve të dyshuara incizimi në disa stacione të Policisë së Kosovës, pikërisht në hapësira ku zhvillohen intervistat dhe konsultat konfidenciale ndërmjet avokatëve dhe klientëve të tyre. Sipas konstatimeve të kryetarit të OAK-ut, Besnik R. Berisha, dhe nënkryetarit, Naim Rudari, këto pajisje ngjasojnë me kamera artizanale, janë vendosur në pozicione të ndjeshme dhe nuk mbajnë shenja identifikuese që do të qartësonin funksionin e tyre teknik. Kjo ka ngritur dyshime të forta për cenim të konfidencialitetit profesional dhe të procedurave ligjore. Duke e cilësuar situatën si rrezik potencial për të drejtat e të dyshuarve dhe standardet themelore të procesit të rregullt, Oda e Avokatëve ka kërkuar urgjentisht sqarim zyrtar nga Policia e Kosovës. Në përgjigjen e saj, Policia thekson se: Pajisjet janë instaluar rreth tre vite më parë, në kuadër të një projekti zyrtar për pajisjen e dhomave të intervistimit me sisteme audio/video. OAK paralajmëron se çështja do të ndiqet deri në sqarimin e plotë dhe zgjidhjen përfundimtare institucionale.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
