leoni

OEAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Washingronit

OEAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Washingronit

Ambasada amerikane në Kosovë ka njoftuar se i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës raportin e studimit të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit. Ky studim ishte paraparë të behët në njërën nga pikat e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington. Raporti propozon formimin e një komisioni për lumin Ibër që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore. Aty theksohet se sistemi i Ujmanit duket se luan një rol të njëjtë të digës në lumin Kolumbia në Paqësorin Veri-Perëndimor në Shtetet e Bashkuara sa i takon kontributit të tij për shërbimet e ruajtjes për furnizimin me ujë sezonal, energjisë dhe në shërbimet e kontrollit të përmbytjeve. Pas këtij raporti, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Washingronit. Drejtorit ekzekutiv i OEAK-ut, Arian Zeka thotë se të gjeturat e këtij raporti duhet të zbatohen, sipas shembullit të një marrëveshje të ngjashme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë për shfrytëzimin e resurseve të përbashkëta ujore. Sipas tij, Marrëveshja e Washingtonit do të ndikojë në përshpejtimin e rritjes ekonomike në vend, përmes nxitjes së investimeve të brendshme e tërheqjes së investimeve të jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin …