Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e vlerëson pozitivisht aprovimin e Projektligjit për Themelimin e Gjykatës Komerciale

OEAK në Kosovë nuk pajtohet me sulmet verbale të liderëve qeveritarë kundër institucioneve të pavarura gjyqësore

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka reaguar kundër  sulmeve të liderëve qeveritarë ndaj institucioneve të pavarura gjyqësore. Në një komunikatë për medie është thënë se deklaratat që cenojnë këto institucione janë të papranueshme. Institucionet e pavarura duhet të veprojnë pa ndërhyrje me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit demokratik. Deklaratat që cenojnë këto institucione janë të papranueshme, meqë shkelin parimin e ndarjes së pushteteve dhe gërryejnë vlerat demokratike, për ndërtimin e të cilave, Kosova ka punuar shumë. Është detyrë e të gjitha palëve të interesit dhe zyrtarëve politikë të respektojnë kornizën kushtetuese dhe ligjore të shtetit. Kjo përfshin jo vetëm kryerjen e funksioneve dhe përmbushjen e përgjegjësive të tyre, por edhe ruajtjen e pavarësisë së institucioneve të tjera. Formulimi i politikave, ndërtimi i konsensusit, hartimi i legjislacionit dhe rishikimi i akteve ligjore duhet të bëhen brenda kufijve të respektimit të pavarësisë së gjyqësorit”, është thënë në reagimin e dës Ekonomike  Amerikane në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …