OEK akuzon ZRRE për moszbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme dhe keqpërdorim të detyrës

Në mars 2025, mbi 1,200 ndërmarrje në Kosovë u detyruan të hynin në tregun e lirë të energjisë me çmime 200–300% më të larta, pasi Zyra e Rregullatorit për Energji, vendosi shkëputjen e tyre nga Shërbimi Universal, pa bazë të qartë ligjore dhe madje me asistim policor. Oda Ekonomike e Kosovës, e konsideroi këtë veprim si tejkalim të kompetencave dhe e çoi çështjen në Gjykatën Supreme. Më 2025, Gjykata Supreme shpalli të paligjshme dispozitat kryesore të udhëzuesve të ZRRE-së, duke vlerësuar se nuk ishin harmonizuar me legjislacionin në fuqi dhe prodhuan pasoja të dëmshme për bizneset. Megjithatë, Gjykata nuk pranoi anulimin e njoftimit publik dhe korrigjimin e faturave, duke e konsideruar këtë kërkesë si të palejueshme për arsye procedurale. Pas vendimit, ZRRE publikoi një komunikatë që sipas OEK-së e injoroi thelbin e aktgjykimit, duke insistuar se kontratat në tregun e hapur “vazhdojnë të mbeten në fuqi”. Ky interpretim ka shkaktuar tensione të mëtejshme, pasi sipas OEK-së, ZRRE ka shmangur ekzekutimin e vendimit gjyqësor dhe ka keqpërdorur kompetencat, duke dëmtuar qindra biznese me faturat më të larta të energjisë në historinë e Kosovës. OEK ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Bordit të ZRRE-së, duke akuzuar drejtuesit për “mos-ekzekutimin e vendimit gjyqësor”, “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “cenim të interesit ekonomik publik”.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami publikon humbjet e energjisë në veri: Deri në 15 herë më shumë nën qeverinë Kurti

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka publikuar të dhëna që …