OEK dhe MBPZhR prej 8-11 tetor 2018, organizojnë Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Tregtisë Inverse

OEK dhe MBPZhR prej 8-11 tetor 2018, organizojnë Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Tregtisë Inverse

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, prej datës 8-11 Tetor 2018, organizojnë Panairin e Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse “Prishtina 2018” i cili do të mbahet në Qendrën e Panaireve, fshati Shkabaj – Prishtinë, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë. Panairi i Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse “Prishtina 2018” do të mbahet në një hapësirë prej 6000m2 dhe është një manifestim tradicional regjional në të cilin marrin pjesë ndërmarrjet nga Kosova, rajoni dhe më gjerë. Paraqitja me kohë për pjesëmarrje në panair dhe rezervimi i shtandit do të mundësoi që ndërmarrja e juaj të jetë pjesëmarrëse në manifestimin më të madh ekonomik që organizohet në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …