Oficerët e FSK-së diplomojnë me sukses në Akademinë Ushtarake në Kroaci

Më 27 maj 2025, në Akademinë e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë “Dr. Franjo Tuđman” në Zagreb, kanë diplomuar me sukses Kolonel Valdet Berisha dhe Major Shpëtim Ujkani nga Forca e Sigurisë së Kosovës, në “Kursin e Diplomacisë së Mbrojtjes”. Në këtë program, që përfshinte 20 oficerë nga katër shtete të rajonit, oficerët kosovarë shënuan rezultate të shkëlqyera, duke përfaqësuar Kosovën dhe FSK-në me dinjitet dhe profesionalizëm. Ky kurs synon përgatitjen e oficerëve të gradave Major dhe Kolonel për detyra në misione diplomatike, ushtarake ndërkombëtare dhe aktivitete protokollare. Përveç kësaj, në Kroaci kanë përfunduar me sukses edhe dy kurse të tjera: Në kursin “Vëzhgues Ushtarak i Kombeve të Bashkuara” morën pjesë Kapiten Ismail Sekiraqa dhe Toger Rron Rafuna. Në “Kursin Bazik të Inteligjencës” diplomuan Toger Korab Seferi dhe Nëntoger Mendim Muçiqi. Ky bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Kroacisë, një shtet mik i Kosovës, po kontribuon në rritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së në fusha kyçe të zhvillimit ushtarak dhe diplomatik.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …