Duke u mbështetur në burimet diplomatike në Bruksel, Radio-Evropa e Lirë raporton se Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryetari i Francës, Emanuel Macron, dje para takimit kanë kontaktuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilët i inkurajuar në arritjen e një marrëveshjeje dhe evitimin e përshkallëzimit të situatës. “Shumë liderë ndërkombëtarë kanë shprehur pritjet e tyre nga takimet e këtyre dy liderëve. Këtë e kanë kuptuar edhe vetë liderët. Edhe pse nuk patëm marrëveshje për rrugën finale sesi të adresohet çështja, procesi po vazhdon”, citohet të kenë thënë burimet brenda BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Harry Bajraktari: Nëntë shtete i dhanë Kosovës njohje de facto në Bordin e Paqes, Trumpi të ndërmjetësojë për zyrtarizim
Veprimtari dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari ka deklaruar se Kosovës i kanë ardhur nëntë njohje …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
