Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është i gatshëm ta formojë një qeveri teknike

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është i gatshëm ta formojë një qeveri teknike. Këtë deklaratë Abazoviq e ka dhënë një ditë para se të shkojë në Kuvendin e Malit të Zi mocioni i votëbesimit kundër tij. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në një prononcim për televizionin malazez, Adria ka thënë se është i gatshëm ta formojë një qeveri teknike. Ai ka thënë se votimi pro mocionit të mosbesimit kundër tij, është legjitim por njëkohësisht edhe i çuditshëm. Nëse kjo ndodh, nuk do ta konsideroj si diçka jo legjitime nga përfaqësuesit e tyre. Megjithatë, mendoj se do të ishte paksa e çuditshme, veçanërisht nëse do të vinte si reagim ndaj nënshkrimit të Marrëveshjes Themeltare”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …