Përdorimi i armëve perëndimore për të goditur objektivat në Rusi nga Ukraina, nuk do të kontribuojë në përshkallëzimin e luftës”, ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz. Gjermania ka kundërshtuar prej kohësh heqjen e ndalimit të përdorimit të armëve perëndimore nga Ukraina për të goditur Rusinë, por ndryshoi kurs muajin e kaluar. Një zëdhënës i qeverisë gjermane i tha Dojçe-Welle-s më 31 maj se Ukraina mund të përdorë armë të furnizuara nga Gjermania për të goditur objektiva legjitime në Rusi. Ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius, sqaroi se vendimi zbatohej për zonën përreth Harkovit, e cila kohët e fundit është bërë objektivi i një ofensive të rëndë ruse. Ne jemi të sigurt se nuk do të kontribuojë në një përshkallëzim, sepse, siç e ka përshkruar edhe Joe Biden, është vetëm çështja e të qenit në gjendje të mbrosh një qytet të madh si Harkov”, tha Scholz. Në të kaluarën, kancelari Scholz ka përmendur frikën e përshkallëzimit si ndër arsyet kryesore për kufizimin e mbështetjes së Gjermanisë për Ukrainën. Unë mendoj se është e qartë për të gjithë se kjo duhet të jetë e mundur, pasi sipas ligjit ndërkombëtar, kjo ka qenë gjithmonë e mundur, saktësoi kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Kontrolloni gjithashtu
Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
