Olta Xhaçka, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih si pjesë e delegacionit të Shqipërisë kryesuar nga kryeministri, Edi Rama

Olta Xhaçka, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih si pjesë e delegacionit të Shqipërisë kryesuar nga kryeministri, Edi Rama

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih si pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Pas dy ditëve të konferencës, Xhaçka ndau në rrjetet sociale pamje nga takimet me aleatë e partnerë. Dy ditë intensive në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Takimet me aleatë e partnerët rikonfirmuan Shqipërinë, jo vetëm si një aleat të denjë për sigurinë në rajon e përtej, por edhe si një zë i fuqishëm në mbështetje të parimeve mbi të cilat është ndërtuar siguria jonë evropiane dhe globale. Ajo theksoi se Politika e Jashtme Feministe është në mbështetje dhe fuqizimin e grave dhe vajzave në Afganistan dhe në Iran, u shpreh Olta  Xhaçka.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …