Tri subjektet opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe
Nisma për Kosovën kanë anuluar një aktivitet të paraparë për ditën e sotme. Këto
tri parti kishin paralajmëruar mbajtjen e një aktiviteti në sheshin ‘Skënderbeu’
në Prishtinë. Përmes një njoftimi për medie, opozita ka njoftuar se ky
aktivitet është shtyrë për shkak të të reshurave të shiut. “Aktiviteti i subjekteve opozitare i
paraparë të mbahet sot në ora 12:00, është anuluar për shkak të motit me shi”,
thuhet në njoftimin e dërguar për media. Përdryshe, tri partitë opozitare kanë
paralajmëruar protestë më 9 janar, përmes së cilës sërish do të kundërshtojnë
marrëveshjet mes Kosovës e Serbisë dhe Malit të Zi, por do të kërkojnë edhe
shkarkimin e qeverisë në krye me Isa Mustafën.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
