Rritet niveli i ujit edhe në Komunën e Drenasit nga reshjet e fundit

Reshjet e fundit në Kosovë, kanë përfshirë edhe Komunën e Drenasit ku janë vërshuar kryesisht zonat përreth lumit “Drenica”, përkatësisht fshatrat, Komoran, Zabel i Ulët, Korroticë e Ulët, Shtrubullovë, Kizhnarekë dhe fshatra të tjera.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente së bashku me njësitin e zjarrëfikësve gjatë ditës kanë qendruar në teren, kryesisht ne fshatrat ku kanë ndodhur vërshimet. Njesiti i zjarrëfikësve ka bërë disa intervenime dhe është ne terren duke menaxhuar gjendjen e krijuar nga vërshimet. Niveli i ujit vazhdon të mbetet i lartë, për shkak të reshjeve të vazdhueshme. DSHPE dhe njësiti i zjarrëfikësve i është përgjigjur të gjitha kërkesave, dhe është i gatshëm për çdo intervenim.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …