leoni

Zyrtarët serb nuk duan shuarjen e strukturave paralele

Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë
thënë se shuarja e strukturave paralele në Kosovë, nuk është temë e diskutimit
në takimin e këtij muaji, ndërmjet kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandër
Vuçiq. Sipas tyre asnjë marrëveshje nuk i obligon për t’i shuar këto struktura
në Kosovë, ndërkohë që përfaqësues të Qeverisë së Kosovës kanë insistuar se për
strukturat ilegale do të flitet në takimin e radhës i cili ndërmjetësohet nga
shefja për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini. Madje, sipas
ministres për Dialog, Edita Tahiri, Asociacioni i komunave serbe nuk mund të
themelohet derisa nuk pushojnë së ekzistuari këto struktura.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …