Përfaqësuesit e tri partive
opozitare si dhe disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shprehen të
vendosur për të penguar zgjedhjen e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi si
president i vendit. Shpresa e vetme e tyre është pamundësimi i kuorumit, në
rast se 10 deputetë të LDK-së nuk paraqiten në seancë. Por, nënkryetari i PDK-së,
Enver Hoxhaj ka vlerësuar se koalicioni qeverisës i ka 89 deputetë, që mjaftojnë
për zgjedhjen e presidentit. Ai ka shtuar se ekziston edhe një mbështetje e
plotë e LDK-së për zgjedhjen e Thaçit president. “Deri më tash si subjekt
politik kemi biseduar disa herë me LDK-në dhe ekziston një mbështetje e plotë e
kryeministrit Mustafa, LDK-së dhe deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës”,
ka thënë Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Gjykatën Speciale për ish-krerët e UÇK-së
Sot në gjykaten speciale në Hagë do të dorëzohen dosjet përfundimtare në rastin ndaj ish-krerëve …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
