Opozita e bashkuar dënon sulmin e policisë kundër aktivistëve të Vetëvendosjes

Në takimin e mbajtur mbrëmë të opozitës kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se veprimi për t’u arrestuar Albin Kurtin nuk ka qenë i drejtë. “Opozita qëndron e bashkuar dhe e fortë. Më 28 Nëntor  në Prishtinë ka ndodhur një ngjarje jo e mirë jo e drejtë. Janë sulmuar zyrat e një partie opozitare. Kushdo që pajtohet me këto fakte e ka  gabim. Para kësaj kemi pasur një tjetër ngjarje ku kemi pasur manifestimin me një pjesëmarrje të madhe nga të gjitha trevat. Opozita është e bashkuar dhe e fortë. Qeveria për hakmarrje reagoi”, ka theksuar Haradinaj. Ndërkohë kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Marrëveshjet janë anuluar nga qytetarët. “Kjo qeveri e ka të pa mundur t’i zbatoj marrëveshjet. Tashmë qytetarët i kanë shpallë të pavlefshme dhe është fitore e jona”, ka theksuar Ymeri. Kryetari  i NISMA-s, Fatmir Limaj ka deklaruar se pushteti duke parë masën e madhe të qytetarëve dhe nga tmerri u kthye në regjim policor.


Liderët e partive opozitare deklaruan se nesër do të dalin me komunikatë për ngjarjet e fundit, kurse nuk pranuan pyetje nga gazetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …